Dr. Haxhi Ibishi bashkë me stafin shëndetësor të QKMF-së “Nënë Tereza”, në Klinë kanë vizituar degën e OVL – UÇK-së, në Klinë,shkruna Klina info.
Ata u pritën nga kryetari i OVL-UÇK-së, Hajdin Balaj, i cili edhe i falënderoj për vizitën dhe bashkëpunimin.
Balaj dhe Ibishi u dakorduan që bashkëpunimi i tyre do të vazhdojë edhe në vijim.
Temë e takimit, ishte gjendja e veteranëve të UÇK-së, ndërsa Ibishi u zotua se QKMF në Klinë, do të jetë përherë në mbështetje të tyre./Klina info/