Këngëtari kosovar Afrim Muqiqi pritet të dëshmojë para Gjykatës së Prishtinës në një rast të fajdeve.
Muqiqi po konsiderohet palë e dëmtuar në rastin ku Alban Geci akuzohet për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, ndërsa Lulzim Berisha për fajde.
Bashkë me dy të akuzuarit e lartcekur, akuzohen edhe Dalip Brahimi, Bujar Gërbeshi, Ismet Salihu, Rrahim Brahimi, të gjithë të akuzuar për krim të organizuar, fajde, detyrim, organizim të skemave piramidale si dhe bixhozit të paligjshëm
Sipas aktakuzës, Bujar Gërbeshi nga janari i vitit 2017 deri në dhjetor të vitit 2018 i ka dhënë para me fajde të dëmtuarit Afrim Muqiqit.
Prokuroria thotë se këngëtarit iu dhanë rreth 10 mijë euro ndërsa i dëmtuari Muqiqi në periudha të ndryshme kohore është detyruar që që të kthejë shumën prej 10-30 %, në emër të kamatës për borxhin.
Procesi gjyqësorë në këtë rast tashmë ka nisur ndërsa KALLXO.com mëson se Muqiqi është ftuar të jetë dëshmitarë në seancën e radhës ku ai pritet të japë dëshminë e tij për ngjarjen.
Aktakuza e prokurorisë
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë me 8 maj 2019, ndaj Dalip Brahimi, Ismet Salihu dhe Bujar Gërbeshi, me qëllim të përfitimit duke e shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare i kanë dhënë para me fajde të dëmtuarve Bejtush Zhugolli, Skender Blakqori dhe Besim Beqiri.
Në aktakuzë thuhet se i dëmtuari Bejtulla Zhugolli ka marrë nga i pandehur Dalip Brahimi shumën në total prej 165.914.00 euro, përmes transferimit bankare.
Kurse i dëmtuari Zhugolli në aktakuze thuhet se më pas i kishte kthyer shumën e përgjithshme 599.000.00 euro, kurse për pjesën e mbetur të borxhit i pandehuri Dalip Brahimi i kishte marrë të dëmtuarve Bejtullah Zhugolli dhe Ilmi Zhugolli një lokal, çmimi i të cilit ishte 167.000.00 euro, tri banesa me çmim prej 146.805.00 euro, një veturë të tipit “Mercedes”, krejt kjo pasuri e cila i është marrë të dëmtuarit Bejtush Zhugollit tejkalon shumën prej 1 milion euro.
Ndërsa në aktakuzë thuhet se i pandehuri Dalip Brahimi me qëllim që të mbulonte këtë diferencë kaq të madhe të parave dhe banesave, së bashku me të dëmtuarin Bejtullah Zhugolli kishin nënshkruar një kontratë tek noteri, kinse i pandehuri Dalip Brahimi i shiste të dëmtuarit Bejtush Zhugollit parcelën në shumë prej 1,001,200.00 euro, kurse i pandehuri Ismet Salihu ishte personi i cili ushtronte ndikim tek vëllezërit Zhugolli për kthimin e mjeteve financiare.
Sipas aktakuzës të pandehurit e lartë cekur i kanë dhënë para në shuma të ndryshme të dëmtuarit Skender Blakqori me përqindje prej 5% deri në 15%, dhe në momentin kur nuk ka arritur që i dëmtuari të kthej kamatën, i pandehuri Dalip Brahimi përmes Bejtullah Zhugollit dhe një personit tjetër të quajtur Ekrem Leci, e kanë detyruar të dëmtuarin Skender Blakqorin që të nënshkruaj kontratë për shitjen e banesës në lagjen Dardania në Prishtinë.
Aktakuza thotë se i dëmtuari Besim Beqir, kishte marrë para me fajde nga Bujar Gërbeshi, ku i pandehuri Bujar me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare për vete i kishte dhënë para me fajde viktimës Besim Beqirit, me ç’rast i kishte detyruar Besimin dhe djemtë e tij të paguajnë kamatën e kontraktuar në shumën prej 4 mije euro.
Me këtë në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Fajde”.
Sipas aktakuzës në kohë, vend të njëjte, në bashkëkryerje të pandehurit e lartë cekur kanë marrë dhe kanë negociuar haptas për vete shumën e dukshëm të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarve: Bejtush dhe Ilmi Zhugollit, Skender Blakqorrit dhe Jakup Blakqorrit, bashkë pronar të firmës “Besholli” në Prishtinë.
-Më këtë ata akuzohen se kanë kryer veprën penale “Krim i Organizuar”.
Gjithnjë sipas aktakuzës i pandehuri Bujar Gërbeshi nga janari i vitit 2017 deri në dhjetor të vitit 2018 me qëllim të përfitimit duke i dhënë para me fajde të dëmtuarit Afrim Muqiqit, në atë mënyrë që i njëjti i ka përfituar me fajde iu ka dhënë të holla rreth 10.000.00 euro, ndërsa i dëmtuari Muqiqi në periudha të ndryshme kohore është detyruara që të pandehurit ti kthej shumën prej 10-30 %, në emër të kamatës për borxhin. Më këtë ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Fajde”.
I pandehuri Dalip Brahimi me datën 06.09.2015 me qëllim që vetit ti sjell dobi pasurore, të dëmtuarin Skender Blakqori e ka goditur disa ne pjesë të ndryshme të trupit, me qëllim që të veproj në dëm të pasurisë së vet, ku i dëmtuari kishte shkuar në shtëpinë e tani të pandehurit që t’ia kërkoj lirimin e banesës, si dhe i njëjti duke e kanosur rënd të dëmtarin me fjalët “ta ruajt zoti djalin”.
-Me këtë ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Detyrim”.
Tutje aktakuza thotë se të pandehurit Alban Geci dhe Ismet Salihu, në lagjen Dardania në Prishtinë me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete apo tjetrin, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin Nr.04/L-80, për lojërat e fatit duke organizuar lojëra të fatit pa lejen e organit kompetent, në atë mënyrë që në lokalin e tyre e kanë organizuar lojëra të fatit për të cilën nuk kanë poseduar leje.
-Më këtë ata akuzohen se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Kurse i pandehuri Rrahim Brahimi nga janari i vitit 2017 deri në dhjetor të vitit 2018, kishte ndihmuar të pandehurin Dalip Brahimin, si në pikën I të aktakuzës, që të njëjtit ti sjell dobi pasurore, ku vazhdimisht ka kontaktuar dhe ndërmjetësuar me të dëmtuarin Gentrit Beqirin në lidhje me borxhin që babai i tij Besimi i kishte të pandehurit Dalipit, duke i kërkuar që i njëjti të përmbahet obligimeve që kishte ndaj tani të pandehurit Brahimit.
-Me këtë ai akuzohet se ka kryer ka kryer veprën penale “Fajde”.
Sipas aktakuzës i pandehuri Lulzim Berisha nga janari i vitit 2017 deri në dhjetor të vitit 2018, e ka ndihmuar të pandehurin Bujar Gërbeshin, si në pikën II të kësaj aktakuze që të njëjtit ti sjell dobi pasurore, që vazhdimisht ka kontaktuar dhe ndërmjetësuar me të dëmtuarin Afrim Muqiqi, duke i kërkuar që i njëjti të përmbahet obligimeve që kishte ndaj tani të pandehurit Bujar Gërbeshit.
-Më këtë ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Fajde”.
Seanca e radhës u caktua me 9 dhe 11 mars.
Gjykimi për fajde – Djali i Sabit Gecit arrin marrëveshje për pranim fajësie me prokurorin special