Borussia Dortmund janë shumë afër transferit të mesfushorit të Juventusit, Emre Can, shkruan La Gazzetta dello Sport.
Gjermani po kërkon largimin nga klubi pasi që është lënë edhe jashtë listës zyrtare në Ligën e Kampionëve në fillim të sezonit.
Qe disa javë Dortmundi është lidhur me një kalim të tij, transmeton KlinaInfo.
Raportohet që marrëveshja është afër të finalizohet për rreth 23 milionë euro, me një kontratë që do ta lidhte 26 vjeçarin me klubin gjerman deri më 2024.
Bisedimet po vazhdojnë, ka shkruar gazetari italian Nicolas Schira, dhe mund të konkludohet në orët në vazhdim.
Can i është bashkuar Juventusit në një transfer të lirë nga Liverpool më 2018, edhe pse më vonë u zbulua kampionët italian kishin paguar 16 milionë euro komision për pagën e lojtarit. /KlinaInfo