Udhëheqësi i Arkivit të Komunës së Klinës, Dr. Sc. Kujtim Millaku, dorëzoi Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, dokumente shtesë për krimet ekonomike të luftës në Komunën e Klinës, gjithsej 25 kuti arkivore me rreth 13 mijë faqe dokumente.
Gjithashtu, IKKL pranoi edhe një pjesë të dokumenteve të civilëve të zhdukur dhe të vrarë gjatë luftës në Klinë nga Kryetari i shoqatës së të pagjeturve, z. Zeqir Morina.
Dokumentet i pranoi Udhëheqësja e Divizionit për Përpunim dhe Arkivim, znj. Kimete Haxholli.
Njëherësh, u bë thirrje që të gjithë qytetarët e komunës së Klinës, të cilët posedojnë dëshmi për krimet e kryera në Kosovë, t’i dorëzojnë në Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, i cili gjendet në kuadër të zyrës së kryeministrit.