Boksierja jonë, Donjeta Sadiku e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik të boksit “Albena 2023”.
Në finale të këtij kampionati që po mbahet në Bullgari, Sadiku e mposhti boksieren nga Ukraina, Dovgal Tetiana, raporton KosovaPress.
Donjeta tregoi boks cilësorë gjatë tre raundeve, ku në raundin e dytë e solli në nokdaun ukrainasen Tetiana, ndërsa u shpall fituese dhe u stolis me medalje të artë dhe titull Kampione Ballkanike 2023.
Kosova në Kampionatin Ballkanik të boksit “Albena 2023” fitoi pesë medalje, një të artë nga Donjeta Sadiku, dhe katër të bronzta nga Bashkim Bajoku, Shpetim Bajoku, Patriot Behrami dhe Taulant Jakupi.
Gjithashtu, me mirënjohje u nderua edhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli për ndarjen e drejtësisë në këtë Kampionat Ballkanik.