Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka pasur kritika të shumta ndaj kryeministrit Avdullah Hoti në seancën ku ai po raporton për 100 ditëshin e qeverisjes.
Kadaj Bujupi i ka thënë Hotit se nuk po ka guxim të përballet me deputetët e të i dëgjojë kritikat për qeverisjen e tij.
Ajo ka thënë se Hoti “nuk po ka kondicion me u përballë me deputetët, prandaj po ikë”
“Nuk po ka kondicion me u përballë me deputetët se është shumë herët, edhe herët sot edhe herët 100 ditë, me ikë kështu”, ka thënë ajo gjatë seancës së Kuvendit.