Deputetja nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka rezultuar pozitv me koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur vet deputetja duke treguar që është vetëizoluar,
Postimi
Të dashur miq,
Dje kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Njëjtë sikur unë, edhe dy fëmijët e mi, Dardani e Doruntina.
Prej se e kemi marrë testin jemi vetëizoluar dhe do të qëndrojmë kështu duke respektuar rekomandimet e IKShPK, të cilët i falënderoj për punën e pandalshme e të palodhshme.
Është momenti ta ruajmë njëri-tjetrin, duke ndjekur veç tre hapa: mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe mbajtje të higjienës personale.