Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Klinë sot ka pranuar një donacion me pako higjienike nga UNICEF në partneritet me USAID, në kuadër të ndihmave që po japin për institucionet shëndetësore me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.
Shpreh falënderim të madh për këtë donacion për QKMF-në, që është një ndihmë e madhe për ofrimin e kushteve të përshtatshme higjienike për stafin shëndetësor, të cilët janë më të rrezikuarit nga përhapja e virusit.
Rreziku nga përhapja e virusit është zvogëluar, por nuk ka kaluar tërësisht, prandaj ne duhet të vazhdojmë të i respektojmë udhëzimet e mjekëve, sepse përhapja e virusit mund të ndodhë ende.