DONACION NGA KFORI ITALIAN-PAISJE MEDICINALE

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” në Klinë, sot është bërë pranimi i donacionit të ri, nga KFOR-i Italian në Kosovë.

Në Ceremoni kanë marrur pjesë Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, Komandanti i Kforit Marko Javarone ,përfaqësues tjerë të KFOR-it Italian në Kosovë, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale,Agron Bacaj, drejtori i QKMF-së, Dr. Haxhi Ibishi më Bordin drejtues si dhe pjesë të stafit shëndetësor në QKMF.

Kryetari Elezaj falënderoi KFOR-in Italian për këtë donacion dhe për ndihmën që ka ofruar për qytetarët e Kosovës, si në aspektin e sigurisë ashtu edhe në fusha tjera.

Elezaj vlerësoi lartë bashkëpunimin që ka pasur KFOR-i Italian me Komunën e Klinës edhe në të kaluarën dhe u shpreh i gatshëm që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim të realizimit të projekteve të dobishme që ndikojnë në përmirësimin e jetesës së qytetarëve.

Ne emer të QKMF -së Drejtori Dr.Haxhi Ibishi falenderoi shume Komandantin dhe me shenje respekti dhe falenderimi ju dhuroi nje mirenjohje per bashkepunimin e sinqerte qe treguan me ne.
Te gjitha paisjet do te jene ne sherbim te qytetareve te Komunes se Klinës.

Në kuadër të këtij projekti janë dhënë pajisje për Emergjence si : Inhalatore, Monitor,Aspiratore,Mobilizues,Termometer,Puloksimeter, inhalatore pediatrike etj.