Policia e Kosovës ka njoftuar se në Vushtrri një femër e cila është konfirmuar se është prekur me COVID-19, nuk ka respektuar masat e vet-izolimit.
Për shkak të virusit, e dyshuara nuk është intervistuar, ndërsa prokurori është informuar lidhur me rastin.
“Rr. Haxhi Zeka, Vushtrri 30.06.2020-21:10. Njësitet policore, gjatë inspektimit për respektim të masave për vet-izolim sipas rekomandimeve të IKSHP-së për personat e prekur me COVID-19, kanë konstatuar se e dyshuar femër kosovare e konfirmuar me COVID-19, nuk ka respektuar masat e vet-izolimit duke dalë në qytet. E dyshuara nuk është intervistuar për shkak të virusit, ndërsa prokurori është informuar lidhur me rastin”, thuhet në raportin e PK-së. /