Fizioterapisti Kleton Kadillari tha se shqiptarët vuajnë shumë nga dhimbja e shpinës.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai theksoi se rastet më të shpeshta janë të hernies diskale.
Sipas tij, tek shqiptarët është ulja e aktivitetit fizik.
“Më e shpeshta që hasim në klinikë është hedhja diskale. Mes verterbrave ka disa disqe që kanë një përbërje si silikon dhe kjo bën që verterbrat të mos bashkohen me njëra tjetrën dhe të kenë mundësi të lëvizin sipër njëra-tjetrës. Jeta sedentare, dobësia e muskujve, peshat e rënda, dobësia e muskujve janë faktorët kryesorë. Këto bëjnë të mundur që këto disqe të dëmtohen dhe ky materiali që është brenda të dali dhe të shkaktojë një inflamacion te zona që ka ndodhur dëmtimi. Hernia diskale mund të jetë e trashëguar por kryesisht vjen dhe si pasojë e aktivitetit”-tha ai.