Doktor Gëzim Kastrati nga Vermica e Malishevës, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Postimi i plotë:
Te nderuar kolegë e pacientë,
Dua t’ju njoftoj që pas disa ankesave, më datë 27/06/2020 (ditë e shtune) jam testuar për COVID 19 dhe të dielen pasdite kam rezultuar pozitiv.
I lus kolegët dhe pacientet me t’cilët kam qenë në kontakt kohve te fundit të kenë kujdes të shtuar shëndetsor dhe ne rast të ankesave të kontaktojn IKSHP (tel: 03820080800)
Poashtu, ju njoftoj që, nuk do jem pjesë e punës së përditshme, deri në konfirmimin e shërimit tim të plotë.
Do mundohem që, përmes rrjeteve sociale të jem pran jush me këshillat e nevojshme.
I juaji,
Dr.Gëzim Kastrati