Lufta e UÇK-së kundër forcave serbe, në vitet 1997-1999, bëri bashkë të gjithë shqiptarët për qëllimin e vetëm, çlirimin e Kosovës.
Luftës iu bashkëngjiten jo vetëm qytetarë të thjeshtë e ish ushtarak, por edhe profesionistë të fushave të ndryshme.
Mjekët dhanë kontribut të dyfishtë. Ata përveç që mjekuan plagët e luftëtarëve të lirisë, po ashtu kapën armët për t`i dalë zot atdheut.
Zafer Gashi, nga fshati Sferkë i Klinës, ishte një nga mjekët, që gjatë luftës kishte mision të dyfishtë, kujdesin për të plagosurit dhe me vullnet mori pjesë në luftime kundër forcave serbe.
Kjo është një fotografi e bërë në vitin 1998, ku Zafer Gashi po merrte pjesë në aksionin kundër forcave serbe, të cilët tentuan të hynin në fshatin Sferkë./Klina.info/