Shqiptarët jo rrallë herë e kanë treguar veten të suksesshëm në fushat të ndryshme, e një ndër to është shqipëtarja e sukseshme doktoresha tashmë e mirënjohur në Amerikë Dr. Briseida Xhelaj e lindur në Ballsh te Mallakastrës.
Ajo mbaroi Shkollen 8-vjeçare në “Ismail Klosi” dhe Gjimanzin “Universi”. Ne vitin 2005 ajo përfaqësoi Ballshin në “Miss Fieri” ku fitoi kurorën “Miss Buzeqeshja” dhe u zgjedh ndër bukuroshët e para. Endrra e saj ishte gjithmonë të ishte në televizion para kamerave dhe ja arriti qëllimit falë punës dhe suksesit të saj.
Madje me kalimin e kohës e morri epitetin e një femre te sukseshme në SHBA. Ne vitin 2005-Briseida emigroi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës me familjen e saj.Vazhdoi Studimet për Shkencat-Biologji ne ‘Universitetin e Connecticut’. Ne bazë te notave të larta Briseida u zgjodh nxënësja më e dalluar në listën e studentëve më të mira ne Amerikë “Dean List”.
U zgjodh edhe “Presidente e Shoqatës Studentore Shqiptare ASA ne UCONN” ku zhvilloi shumë konferenca me të gjithë studentët shqiptarë në Amerikë. Organizoi Festen e Flamurit dhe disa bursa per studentët e rinj shqiptarë në kolegj. Briseida mbaroi edhe masterin për shëndetësin publike, gjithashtu mbaroi edhe shkollen e mjekësisë së përgjithshme dhe është në përfundim të doktoraturës PhD për shëndetësin e komunitetit publik më temën “Ndryshimi i Shëndetit te Shqiptarëve ne Amerikë”.
Është ndjekëse e rregullt e konferencave në shkollën e mjekësisë në Harvard dhe APHA për informacionet me të reja rreth shëndetit publik. Gjithashtu mbaroi trajnimin dhe u çertifikua si doktoresh-asitente në psikiatri ku edhe e ushtron këtë profesion në New York.
Ka marrë pjesë në shumë klinika falas për të ndihmuar shumë njerëz në edukimin e shëndetit. Gjate pandemisë Covid-19, Briseida u bë e njohur në shumë familje shqipëtare nëpermjet videove të saj per informacionin rreth pandemisë Covid-19 dhe këshillat për shëndetin mendor. Më pas ishte në shumë intervista televizive dhe radio per t’ju përgjigjur të gjitha pyetjeve dhe qetësuar sa më shumë njerëz gjatë pandemisë.
Përveq kësaj ajo themeloi edhe një organizat bamirsie, “Ndihmo një Familje” dhe ju erdhi në ndihmë bashkë me shumë sponzora familjeve në nevojë për ushqime dhe barna. Gjithashtu themeloi një faqe të Facebookut me emrin “Shqiptarët e bashkuar kudo ne Botë” për të bashkuar të gjithë fansat e saj dhe postuar videot informuese, tashmë kjo faqe është bërë e njohur dhe shumë e dashur pasi të gjithë shqiptarët në botë ndihen të bashkuar.
Sot Brisieda fillon emisionin e sajë “Duaje Veten” i cili do të transmetohet tek NOVA MEDIA çdo të shtunë në ora 10:00. Një emision sa i gjithëanshem por edhe i rrallë. Pasi Briseida jo vetem që është e pasionuar të ndihmon njerezit por shpiriti i saj artistik e benë te paparashikueshëm dhe plotë surpriza për publikun.
Hob]it e saj janë: Muzika, sporti, dhe udhëtimet në vende te ndryshme të botës. Briseida thotë se nuk do të ndalet me kaq me punën e saj për të ndihmuar shqiptarët dhe komunitetin shqipëtar të Kosovës dhe Shqipërisë në Amerikë dhe kudo në Botë.