Njësitet Anti-kontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndaluar dy automjete me targa të huaja në rajonin e Prishtinës.
Siç njofton Dogana, automjetet nuk kishin kryer procedurat doganore të nevojshme dhe nuk i plotësonin kushtet për qarkullim të lirë në Kosovë.
Sipas njoftimit të Doganës, vlera e dy automjeteve të sekuestruara vlerësohet të jetë rreth 400,000 euro.
Prokurori Kujdestar është njoftuar dhe pritet që të marrë vendimin për hapat e ardhshëm lidhur me këtë rast.
Aktualisht, automjetet janë në posedim të autoriteteve doganore për hetime të mëtejshme.