Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në Prizren ka arritur që të parandalojë një rast kontrabande me duhan.
Kjo ka ardhur pas pranimit të informatave përmes rrugëve Operative ku zyrtarët doganorë kanë organizuar kontrolle në dy lokacione të dyshimta.
“Në këtë proces, ata kanë zbuluar 77 Kg duhan të përpunuar, për të cilin palët nuk kanë mundur të prezantojnë dokumentacion të origjinës. Vlera e këtij malli llogaritet të jetë rreth 1000 Euro, ndërsa shmangiet nga Taksat Doganore janë vlerësuar në 3,468.00 Euro”, ka thënë Dogana përmes një njoftimi dërguar mediave.
Pas konstatimit të këtyre shkeljeve, malli i kontrabanduar është konfiskuar dhe është ndërmarrë veprim për të filluar procedurat kundërvajtëse ndaj palëve të përfshira në këtë aktivitet të paligjshëm.