Njësitet e Doganës kanë kryer kontrolle në dy barnatore në Komoran dhe aty ka gjetur mallra të kontrabanduara.
Dogana ka njoftuar se bëhet fjalë për sasi të madhe të barnave.
Mallrat e kontrabanduara janë konfiskuar.
“Njësitet e Doganës së Kosovës kanë organizuar një kontrolle të befasishme në dy barnatore në Komoran (Drenas) dhe me ketë rast është hasur në një sasi të konsiderueshme të medikameteve të kontrabanduara. Të gjitha mallrat (medikamentet) janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personave përgjegjës”, njoftoi Dogana.