Dogana e Kosovës ka marrë vendim për largimin nga puna të nëntë zyrtarëve doganor.
Pos largimit nga puna, Dogana e Kosovës ka njoftuar se në vijim është edhe procesi gjyqësor penal, njofton Klankosova.tv.
“Bazuar në hetimet e brendshme dhe procedurën e zhvilluar disiplinore, zyrtarët në fjalë fillimisht janë suspenduar, ndërsa pas zhvillimit të një procesi disiplinor dhe bazuar në provat e administruara është vendosur për shkëputje përfundimtare të marrëdhënies së punës”.
“Provat e administruara janë të qarta për të dëshmuar se veprimet dhe mosveprimet e zyrtarëve në këtë rast janë të dënueshme dhe paraqesin shkelje të rëndë të Kodit të Mirërsjelljes” thuhet në njoftimin e tyre.
Tutje thuhet se Dogana e Kosovës mirëpret bashkëpunimin me publikun për të mundësuar mbrojtjen e qytetarëve dhe mbrojtjen e interesave financiare të Republikës së Kosovës.