Dogana e Kosovës konfiskon produkte higjienike të falsifikuara

Dogana e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur të konfiskojnë produkte higjienike të falsifikuara.

Dogana njoftoi po ashtu se të gjitha produktet janë ndaluar gjatë ekzaminimit të mallrave në kufi.

Produktet janë konfiskuar pasi kanë rezultuar të falsifikuara, më saktësisht mallra me markën tregtare Ariel në sasi prej 4000 cp si dhe mallrat me markën tregtare Fairy”, thuhet në njoftim.

Tutje u tha se mallra shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale, në të shumtën e rasteve paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe zbatimin efikas i masave doganore ndikon pozitivisht në mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë publike.

Si rezultat i ngritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional gjithashtu edhe bashkëpunimit me komunitetin e biznesit, kemi arritur të konfiskojm produkte higjenike të falsifikuara. Të gjitha produktet janë ndaluar gjatë ekzaminimit të mallrave në kufi. Produktet janë konfiskuar pasi kanë rezultuar të falsifikuara, më saktësisht mallrat me markën tregtare “Ariel” në sasi prej 4000 cp si dhe mallrat me markën tregtare “Fairy”. Mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale, në të shumtën e rasteve paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe zbatimi efikas i masave doganore ndikon pozitivisht në mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë publike”, thuhet në njoftim.