Dje në fshatin Radashefc të Komunës së Prishtinës, një grua ka njoftuar Policinë se burri i saj i ka thënë përmes telefonit se do ta vras veten.
Policia së bashku me të kanë shkuar në atë fshat dhe e kanë gjetur burrin e vdekur.
Pranë viktimës është gjetur një armë dhe një gëzhojë, teksa dyshohet se ai ka bërë vetëvrasje.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, njofton Policia e Kosovës.