“Do përdorim forcën për t’i dhënë fund”, analistët: Fjalimi i Putin paralajmëron konflikt global

Fjalimi që Vladimir Putin mbajti është parë me sy shumë kritik nga kritikët, të cilët kanë analizuar të folurën e presidentit të Rusisë. Sipas tyre fjalimi i tij ishte një paralajmërim për një konflikt global të Luftës së Tretë Botërore, ku nuk munguan kërcënimet bërthamore.

href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>

Putin përdori gjuhë të ashpër duke akuzuar Perëndimin për ndihmën ushtarake që po i jepte Ukrainës, por mbi të gjitha justifikoi pushtimin ndaj tyre.

Janë ata që kanë nisur luftës dhe ne po përdorim forcën për t’i dhënë fund”, u shpreh Putin.

Eksperti për çështjet e sigurisë që prekin Rusinë, Keir Giles u shpreh për “The Mirror” se kërcënimet e kreut të Kremlinit për të përdorur armë bërthamore ishin më të zbehta krahasuar me ato që janë dëgjuar më parë.

“Është një mesazh i koduar që synon edhe një herë të pengojë mbështetësit perëndimorë nga dhënia e mbështetjes thelbësore për fitoren e luftës për Ukrainën që i duhet për ta çuar luftën në përfundim.Gjuha e tij rrethrrotulluese mbështetej në frazat kryesore nga doktrina ushtarake ruse për të kërcënuar indirekt me pasoja bërthamore nëse Rusia mposhtet në Ukrainë.”,  tha ai.