Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, objekti i ETC Elkos Trading Decnter në Klinë u përfshi nga zjarri.
Njësitet relevante të policisë dhe ato të zjarrfikësve dolën në vendin e ngjarjes teksa shuarja e zjarrit që sithe përhapur me të madhe mori kohë.
Në vendin e ngjarjes doli edhe pronari i kësaj kompanie, biznesmeni i njohur Ramiz Kelmendi.
Ai pa nga afër djegien e objektit të dytë të kompanisë së tij brenda një periudhe të shkurtër kohore.
Kelmendi tha për Indeksonline se ia ka bësuar plotësisht hetimin organeve, teksa fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ky incident.
“Unë i kam besuar hetimin dhe zbulimin e rastit organeve të policisë, ata janë kompetentë dhe profesional. Është pozitive për ne që gjatë asaj kohe nuk ka pasur punëtorë, pra nuk ka të lënduar sepse akoma nuk kishte nisur orari i punës” tha Kelmendi.
Ai pohoi se dëmi është i madh, meqë është djegur edhe stoqet e logjistika e dyqanit, e edhe objekti.
“Dëmi është i madh, por të shohim se me çfarë konkludimi do të dalë prokuroria dhe njësitet e hetuesisë. Sa i përket dëmit, janë vlerat financiare të stoqeve që te ne janë të evidentuara rregullisht. Madhësia e objektit është 1500 metra katrorë, pra diku mbi 1 milionë euro ish dashtë me qenë vlera e dëmit të shkaktuar. Objekti është i madh, është vlera edhe e stoqeve edhe e objektit” ka deklaruar Kelmendi për Indeksonline.
Ai shtoi se objekti është nën monitorim të kamerave, inçizime të cilat i ka marrë policia dhe po i heton. Ndërkaq, pohon se do të presë që të kryhen hetimet, të zbardhet plotësisht rasti, të mbyllet, dhe pastaj të vijojë me rindërtimin e këtij objekti.