Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 966 gjoba për personat të cilët nuk i kanë respektuar masat për parandalim të përhapjes së pandemisë COVID-19.
Duke bërë krahasimin me ditët e kaluara, Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme kishte njoftuar se ka shqiptuar 259 tiketa më shumë, pra 1 mijë e 225 të tilla.
Dy ditë më parë janë shqiptuar 1 mijë e 375 gjoba për ata që nuk kanë respektuar masat kundër COVID-19.
Të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik kanë rezultuar pozitiv me coronavirus 337 persona.
Në total numri i të infektuarve me COVID-19 është 20 mijë e 179 ndërsa numri i viktimave sipas të dhënave të fundit është 688.