Policia rajonale në Pejë ka nisur hetimet për një rast të shtytjes në vetëvrasje që dyshohet te këtë ndodhur në Pejë.
Sipas informacioneve të para, një grua ka tentuar të bëjë vetëvrasje, pasi dyshohet se ka qenë e shtytur nga djali i saj.
Pas raportimit të rastit, Policia ka nisur kërkimet për të dyshuarin, i cili gjendet akoma në arrati, ndërkohë që janë njoftuar njësitet policore që nëse i njëjti haset të ndalohet.
Ende nuk dihen motivet e këtij rasti.
Ndryshe, “shtytja në vetëvrasje” është vepër e ndëshkueshme me ligj.
Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës “Kushdo që shtytë ose ndihmon personin tjetër për të bërë vetëvrasje dhe vetëvrasja kryhet, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.” Por nëse si rezultat i veprës penale vetëm është tentuar vetëvrasja, dënimi mund të zbutet.