Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën në orën 21:00 është arrestuar një person pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht prindin e tij,
Sipas poliocisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht prindin e tij viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për te lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës