Djali i zyrtarit të vrarë të LDK’së: Asnjëherë s’besojmë që vrasja ka ardhë prej UÇK’së

Diar Popova, i biri i Shefki Popovës, zyrtarit të vrarë të LDK’së ka deklaruar nuk kanë emër për të cilin dyshojnë në këtë rast, por që diçka e tillë nuk ka ardhur kurrë prej UÇK’së.

‘’Ne si familje kemi qenë gjithmonë të rezervuar në apostrofimin e emrave. Asnjëherë s besojmë se vrasja ka ardhë prej UCK. Ka mund të jetë prej individëve, por jo direkt prej shtabit në mënyrë të organizuur dhe zingjirit komandues. Ne dijmë anarkinë që ka ekzistu pas luftës. Asnjëherë krimin s’ia kemi bart askujt’’, tha ai në Debat Plus.