Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votave që morën kandidatët për deputetë, aq sa janë numëruar deri më tani.
Emra të rinj kishte në listën e thuajse të gjitha partive, ku një nga ta ishte dhe Arbër Behluli, djali i këngëtares së njohur kosovare, Shkurte Fejza.
Mirëpo, Arbër Behluli nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme, për t’u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës.
Behluli i cili kishte numrin 24 në listën e PDK-së, nga numërimi i mbi 94 përqind të votave, arriti deri më tani t’i marrë vetëm 6 mijë e 491 vota, të cilat janë të pamjaftueshme për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.