Futbollisti shqiptar, Etienne Tare, pritet të jetë prurja më e re e klubit të Superligës së Kosovës, Dukagjini.
Klina info merr veshe se Tare ka arritur marrëveshje me Dukagjini pas largimit nga Skënderbeu,
Djali i legjendës Igli Tare, ishte pjesë e akademisë së Lazios, më pas luajti për Rapid Vienna dhe Strum Grazin në Austri.
21-vjeçari do jetë nën urdhërat e trajnerit, Ismet Munishi.
Dukagjini sezonin vjeshtor e mbylli në pozitën e shtatë në Superligë, duke grumbulluar 21 pikë./