Neser në Kosovë do ë mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë për këtë periudhë kohore.
Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe ndonjë vranësirë simbolike. Do të vazhdojë të jetë mjaft nxehtë.
Sipas meteorologve edhe ditëve të ardhshme do të vazhdojë të mbajë mot i ngjashëm sepse në Mesdheun perëndimor dhe Gadishullin Iberik do të formohet një ciklon i cili këtyre viseve do tju sjellë rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe erëra të fuqishme. Ky ciklon do të përfshijë edhe pjesë të Italisë por do të bllokohet të avansojë në drejtim të Ballkanit për shkak të bllokades së fuqishme anticiklonike mbi rajonin tonë.
Pikërisht ky ciklon do të kushtëzojë fuqizimin e rrymimeve ajrore të nxehta në drejtim të rajonit tonë dhe për këtë arsye priten ngritje të mëtutjeshme të temperaturave tek ne dhe do të ketë edhe erëra të nxehta jugore dhe jugperëndimore.
Kjo nxehtësi do të vazhdojë afërsisht deri në fund të Tetorit./Njeshi/Meteoballkan