Dita e zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës – Pamje

Policia e Kosovës duke u përkujdesur për ruajtjen e kontejnerëve të cilët do të përdoren si qendra të votimeve për zgjedhjet në Komunat e Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës së Veriut.

Ekipi i KALLXO.com që po qëndron në Leposaviq dhe në Mitrovicë të Veriut kanë dërguar pamje në të cilat shihet se ende pa u hapur qendrat e votimit, policia është duke bërë ruajtjen e tyre.

Po ashtu rrugës për në Leposaviq janë parë edhe ekipe të Eulex-it.

KFOR në rugën për në Leposaviq
Në katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, sot pritet të mbahen zgjedhjet lokale.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një komunikate ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote në katër komunat për 19 lokacionet e qendrave të votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit.

Prej tyre, 6 janë qendra votimi të rregullta me gjithsej 6 vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative me gjithsej 28 vendvotime.