Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka arritur që ta fitojë medaljen e artë në “Grand Prix” në Portugali.
Krasniqi për medaljen e artë u përball me garuesen kroate Ana Viktorija Puljiz, të cilën e mposhti me Ippon.
Në rrethin e dytë Krasniqi e kishte mposhtur francezen Leonie Gonzalez kurse në rrethin e tretë triumfoi kundër spanjolles Ariane Tori Soler.