Disiplinori dënon futbollistin e Dukagjinit dhe të Ulpianës

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, pasi ka analizuar vendimet e Komisionit të Garave, ka vendosur që dy futbollistët, Altin Merlaku i Dukagjinit dhe Cesar Santos i Ulpianës të ndëshkohen me nga dy ndeshje moslojës.

Futbollistët në fjalë janë dënuar pasi në javën e kaluar u ndëshkuan me karton të kuq në sfidën Drita – Dukagjini përkatësisht Ulpiana – Prishtina.

Vendimet e Komisionit Disiplinor

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, dhe Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 03.12.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 16-të të BKT Superligës, xhiros së 14-të të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, si dhe të ndeshjeve të 1/16 së finales së Kupës së Kosovës edicioni 2021-2022 dhe kategorive tjera. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

VENDIME

Trajneri i KF ‘Trepça‘89’, Lavdim Behxheti me nr ID 005859M80. Në ndeshjen e javës së 13 të të Superligës së kadetëve Liria-Trepça’89 zhvilluar me 28.11.2021 në stadiumin ‘ Përparim Thaqi’ në Prizren. Inkuadron në lojë futbollistin Albes Salihu i paraqitur me nr 21 me nr ID 004240M06 me identitet dhe kartelë të futbollistit Endrit Kalludra. Bazuar në nenin 17 paragrafi 1 dhe 2 të Rregullores disiplinore; Dënohet me ndalesë të kryerjes së funksionit për tre (3) muaj në të gjitha garat e organizuara nga FFK.

Zyrtari i KF ‘Trepça‘89’, Mentor Baliu. Në ndeshjen e javës së 13 të të Superligës së kadetëve Liria-Trepça’89 zhvilluar me 28.11.2021 në stadiumin ‘ Përparim Thaqi’ në Prizren. Inkuadrimi në lojë i futbollistit Albes Salihu i paraqitur me nr 21 me nr ID 004240M06 me identitet dhe kartelë të futbollistit Endrit Kalludra. Bazuar në nenin 17 paragrafi 1 dhe 2 të Rregullores disiplinore; Dënohet me ndalesë të kryerjes së funksionit për tre (3) muaj në të gjitha garat e organizuara nga FFK.

Lojtari i KF ‘ Dukagjini’ Altin Merlaku me fanelle 10 dhe nr ID 000787M93. Ndërhyrje e ashpër ne lojtarin kundërshtar në nndeshjen Drita – Dukagjini. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF’Ulpiana’ me nr fanelle 9 Marclei Cesar Santos dhe nr ID 020244M89. Ndërhyrje e ashpër ndaj lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ulpiana – Prishtina . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë duke ju llogaritur edhe ndeshja e zhvilluar për kupë Ulpiana – Vëllaznimi zhvilluar me 01.12.2021.

Lojtari i KF ‘Istogu’ Drin Bajramaj, me nr fanelle 13 dhe nr ID 010910M03. Në ndeshjen e Superligës së juniorëve Istogu–Ferizaj, në minutën 58 të takimit (Ofendim ndaj lojtarit kundërshtar) ndëshkohet me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF ‘Ferizaj’ Fatlum Sadiku, me numër fanelle 9 dhe nr ID 007146M03. Në ndeshjen e Superligës së juniorëve Istogu – Ferizaj, në minutën 58 të takimit (Ofendim ndaj lojtarit kundershtar) ndëshkohet me karton te kuq direkt. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF ‘2 Korriku’ Krenar Halili, futbollist i KF 2 Korriku me nr fanelle 6 dhe nr ID 005336M04. Në ndeshjen e Superligës së juniorëve 2 Korriku – Besa në minutën 70 të takimit (Fyrje ndaj lojtarit kundershtar) ndëshkohet me karton te kuq direkt. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF ‘ Besa ‘Dijon Berisha me nr fanelle 22 dhe nr ID 005552M04. Në ndeshjen e Superligës së juniorëve 2 Korriku – Besa, në minutën 70 të takimit (Pshtyen lojtarin kundershtar) ndëshkohet me karton te kuq direkt. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tri) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF ‘Besa’, Elton Idrizaj, me nr. fanelle 37 dhe nr ID 006149M04. Në ndeshjen e Superligës së juniorëve 2Korriku – Besa , në minutën 70 të takimit (Fyen lojtarin kundërshtar) ndëshkohet me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF ‘Fushë Kosova’ Orges Jakupi, me nr fanelle 7 dhe nr ID 003171M03. Në ndeshjen e Ligës së Parë të juniorëve Liria – Fushë Kosova, pas përfundimit të takimit (Fyrje ndaj gjyqtarit kryesor). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Hapje e procedurës disiplinore ndaj:

Lojtarit të KF’-Ferizaj’ me nr fanelle 10 Egzon Shabani, nr.ID.009467M89. Kacafytje me lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së 1/16 e finales e kupës ndërmjet Flamurtarit dhe Ferizaj. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë. Afati 07.12.2021 ora 13:00.

Lojtarit të KF’Flamurtari’ me nr fanelle 6 Valgjin Bllaca dhe nr ID.004353M95. Kacafytje me lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së 1/16 e finales e kupës ndërmjet Flamurtarit dhe Ferizaj . Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë. Afati 07.12.2021 ora 13:00.

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 03.12.2021, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.