Gjatë ditës së djeshme disa persona janë arrestuar nga ana e policisë për ushtrim të dhunës në familje.
Në Prishtinë është arrestuar një burrë pasi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Në raportin policor potencohet se nuk raportohet për lëndime. Derisa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në kryeqytet po ashtu janë arrestuar dy persona (motër e vëlla) pasi janë rrahur mes vete. Sipas policisë, të dyshuarit më urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Për dhunë në familje është shoqëruar në polici edhe një burrë në Prizren, i cili sipas policisë, kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Nga policia bëhet e ditur se nuk raportohet për të lënduar në këtë rast, derisa me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar.
Për ushtrim dhune në familje është shoqëruar në polici edhe një burrë në Mitrovicë të Veriut.
Në raportin policor thuhet se, i dyshuarit ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij. Viktima, sipas policisë, ka pranuar trajtim mjekësor kurse, me rastin po merren njësia përkatëse.