Derisa temperaturat janë të larta, në disa lagje të Klinës, banorët po kanë mungesë të ujit.
Bëhet fjalë për disa lagje mbi stacionin e trenit.
Ata kanë thënë për Klina.info se ka një javë që janë duke pasur probleme, për shkak se nuk kanë ujë.
Ndërsa, kanë apeluar institucionet dhe Komunën që të ndërmarrin diçka./Klina info/