Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj është në radarin e disa skuadrave evropiane, falë edhe paraqitjeve të tij me kombëtaren kuqezi në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.
Mitaj, që aktualisht mbron ngjyrat e Lokomotivës së Moskës është në “shënjestrën” e Dinamo Zagrebit.
Trajneri i Dinamo Zagrebit, Sergej Jakiroviq dëshiron ta sjellë një mbrojtës të majtë në merkaton e janarit dhe Mitaj shihet i duhuri për atë pozitë.
Përveç Mitajt, gjiganti kroat i futbollit është raportuar se është interesuar edhe për futbollistin nga Kosova, Arbër Hoxha. Madje, thuhej në mediat kroate se Dinamo ka ofruar 1 milion euro për të.
Mitaj ka kontratë me Lokomotivën e Moskës, deri në verën e vitit 2027.
20-vjeçari, është pjesë e Lokomotivës së Moskës nga gushti i vitit 2022 nga AEK Athina.