Një gjë e pazakontë, por që ka shqetësuar banorët po ndodhë në rrugen Ujëmirë, Rixhevë tek varrezat në Dobërdol.
Dikush natën po vendos barrikadë, duke bllokuar rrugën me therra dhe gurë të mëdhenj, ku makinat s’po kanë mundësi të kalojnë. Kjo ka ndodhë dhe sonte.
Burime të Klina Info mësojnë se për këtë janë informuar edhe njësitet e Policisë, ku kanë dalë në vendngjarje, po që nuk kanë hasur në ndonjë rast të dyshimtë.