Dikur vatra e koronavirusit në Kosovë por sot Malisheva regjistron vetëm një rast aktiv, nga 77 të infektuar, 75 janë shëruar, ndërkaq një ka përfunduar i vdekur.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar, nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.
Ai tha se gjendja shëndetësore e të infektuarit të vetëm në komunën që e drejton është stabile.
“Vetëm një rast kemi aktiv me koronvirus, edhe ai është në gjendje fenomenale, për marak të ztotit.
Po presim që nesër ose pasnesër të ritestohet pasi po besojmë që e ka përfunduar virusin.
Duke shpresuar se nuk do të hapet ndonjë vatër e re, po i japim fundin këtij virusi”, tha ai.