Në seancën e së hënës në Kuvendin e Kosovës, u votua qeveria e re e drejtuar nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje.
Në kabinetin e tij qeveritar, Kurti ka zgjedhur të ketë 15 ministra dhe 33 zëvendës/ministra.
Në mesin e ministrave do të jetë edhe Arben Vitia, i cili më parë në Komunën e Prishtinës e ka drejtuar me sukses Drejtoratin e Shëndetësisë.
Por, shumë pak nga e kemi ditur që Vitia më herët ka qenë edhe futbollit.
Kështu të paktën thotë trajneri i mirënjohur kosovar, Emin Bajrami.
Bajrami përmes një postimi në ‘Facebook’ e ka uruar ministrin e ri të Shëndetësisë për postin e tij në Qeverinë Kurti, derisa ka shtuar se ai dikur ishte edhe futbollist i mirë.