Një shtëpi është përfshirë nga zjarri pasditën e djeshme rreth orës 14:35 në fshatin Berkovë të Klinës,
Policia bën të ditur se shtëpia i takon një shtetasi të Serbisë i cili në momentin kur ndodhi ngjarja gjendej në Serbi.
Rastin në polici e ka raportuar fqinji i tij i cili kishte thënë se shtëpia është djegur nga brenda.
“Njësia policore ka dalë në vendngjarje dhe e ka trajtuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.