Digjet “Gate Club” në Prishtinë, në ditën e të dashuruarve (Pamje)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm diskoteka “Gate Club”, është përfshirë nga zjarri. Ene nuk dihen shkaqet që e kanë shkaktuar zjarrin, ndërsa nga pamjet në vendin e ngjarjes shihet se dëmët janë të konsiderueshme.

Zjarri tashmë është lokalizuar dhe situata është nën kontroll. Nuk raportohet për të lënduar si pasojë e zjarrit.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se shkak i zjarrëvënies dyshohet të jetë hakmarrja. Ndërsa policia është në kërkim të  disa të dyshuarve./Indeksonline/