Një zjarr ka shpërthyer në një objekt që i përket prodhuesit më të madh të vaksinave në botë, Instituti i Serumit të Indisë (SII), por drejtuesit e kompanisë sigurojnë që vaksina anti-koronavirus nuk është ndikuar.Të enjten pasdite, shërbimet e urgjencës u thirrën nga fabrika SII, pasi një zjarr shpërtheu në katin e pestë.Drejtori Ekzekutiv Suresh Jadhav konfirmoi që struktura në fjalë përdoret për prodhimin e një vaksine BCG – një inokulim i përdorur kryesisht kundër tuberkulozit.
SII është prodhuesi më i madh i vaksinave në botë dhe aktualisht po prodhon vaksinën AstraZeneca.Jadhav konfirmoi se objekti ku po prodhohet vaksina anti-Covid është shumë larg zjarrit.Kryetari i Komunës “Pune”, Murlidhar Mohol, tha se një telefonatë ishte marrë në orën 2.50 pasdite me kohën lokale duke paralajmëruar autoritetet për zjarrin. Ai tha se 10 automjete zjarrfikëse kishin shkuar te vendi i ngjarjes.
“Ishin katër persona brenda ndërtesës. Ne kemi shpëtuar tre persona deri më tani, megjithëse tymi po e vështirëson punën. Zjarri deri më tani është përhapur në katin e tretë, të katërt dhe të pestë. Ne kemi dërguar dhjetë zjarrëfikse deri më tani,” shkruajnë mediat indiane. /Faxweb/