Balona me ajër që u vendos gjatë ditës së sotme në hyrje të qytetit të Pejës, (hyrje dalja Pejë-Prishtinë), është kapluar nga zjarri gjatë orëve të mbrëmjes.
Balona në fjalë, dhuratë nga piloti francez, zgjoi debat tërë ditor rreth ngjyrave në përmbajtjen e saj.
Policia Rajonale e Pejës e konfirmoi lajmin. Veton Elshani – zv/Drejtor i Policisë Rajonale të Pejës, ka folur për ‘RADIO 1’.
“Pas orës 22:00 kemi pranuar informacion për një zjarr në hyrje-daljen e Pejë-Prishtinë. Policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes. Kemi konstatuar se balona me ajër është kapluar nga zjarri. Kemi ftuar brigadën e zjarrëfikësve dhe ekspertin e zjarreve. Tani hetimet do të zbardhin rastin. Tash për tash nuk e dijmë se si ka ardhur deri tek flakët. Ka mundësi që motori i balonës ka marrë flakë, ka mundësi që të ketë tjetër shkaktarë, kjo i takon ekspertëve.”-deklaroi Elshani për ‘RADIO 1’.