Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes pasi në një parking në Malishevë dje rreth orës 13:00 ishin duke u djegur disa vetura,
Sipas burimeve të Sinjalit në polici, dyshohet se zjarri ka filluar si pasojë e instalimit të rrymës së një automjeti.
Tutje, të njëjta burime tregojnë se si pasojë e zjarrit, është djegur një automjet tërësisht, ndërsa dy të tjera pjesërisht.
Gjithashtu, Sinjali mëson se të lënduar nuk ka, ndërsa vlera e dëmit ende nuk dihet.