Më shumë vranësira kalojnë përgjatë orëve të para të ditës së premtë. Aty këtu përreth viseve malore mund të shoqërohen edhe me ndonjë rigë shiu.
Ditën do të ketë edhe intervale me diell, e duke shkuar nga mbrëmja, vranësirat shpërndahen. Temperaturat minimal zbresin në 3C e 5C. Gjatë ditës maksimalet shkojnë deri në 14C e 15C, njofton Prishtina Weather.
Më ngrohtë po parashihet në fundjavë, me temperatura maksimale që arrijnë deri në 17C e 19C. Të shtunën do të ketë më shumë intervale me diell. Ditën e diel kalojnë edhe vransira, që herë herë japin mundësi për riga lokale shiu.
Natën me kalimin në ditën e hënë, një front i ftohtë, sjell ndryshim të situatës, me të reshura shiu, e me rënie të temperaturave në mëngjes, paraqiten kushte të përzien edhe me borë.
Maksimalet zbresin në 10C. Të martën mbetet mot i vranët me mundësi për të reshura shiu gjatë ditës.