Gjatë pesë ditëve të ardhshme pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.
Të premten parashihet rënie të përkohshme të presionit atmosferik dhe vranësira të dendura të cilat parashihen të sjellin reshje afatshkurta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.