dibran fylli Të pavërtetat e përfolura rreth Festivalit Folklorik “I këndojmë lirisë”

 

Të pavërtetat e përfolura rreth Festivalit Folklorik “I këndojmë lirisë”

NJË GËNJESHTER E SAJUAR MJESHTËRISHT!

Për ta nxjerrë një e më shumë të pavërteta të përfolura rreth Festivalit Folklorik “I këndojmë lirisë”, për hirë të realitetit dhe për ta mbrojtur të vërtetën e Familjes Krasniqi, duhet publikuar të pavërtetat që janë bërë në emër të Familjes nga individ të caktuar brenda drejtorisë artistike të FFM “I këndojmë lirisë”. Për dorëheqjen time mund të me kritikojnë e akuzojnë vetëm pse isha tolerant dhe kërkoja mirëkuptim e bashkëpunim me të gjithë ata që ishin të interesuar për punën profesionale rreth organizimit të Festivalit, në veçanti interesimi im ka qenë dhe mbetet që të rikthehet Këshilli i parë Organizativ i përbërë nga nismëtarët e Festivalit të vitit 2001, duke mos e përjashtuar asnjë aktivistë që me profesionizëm do t’i kryente detyrat e ngarkuara nga Drejtoria e Festivalit. Drejtoria e Festivalit kishte reaguar për shkelje të rregullores dhe këtu filluan mospajtimet me Drejtorinë artistike. Të gjitha këto mosmarrëveshje do të kalonin pa probleme dhe pa dorëheqjen time, por kur doli në skenë e përfolura e pavërtetë, gjëja se Seleksionuesin e zgjedhur nga drejtori i festivalit, nuk e dashka Familja e Mujës, mua nuk me mbeti rrugë tjetër përveç dorëheqjes, gjithmonë duke e menduar të mirën e Festivalit dhe të Familjes Krasniqi, që për mua ka qenë dhe është Familje e shenjt. Dhe së fundi kjo doli të jetë një e pavërtetë e sajuar nga vet drejtoria artistike. Po ua citoj fjalët e drejtorit artistik të thëna në prezencën e Kryetarit të Komunës, Drejtorit të DKRS-së dhe Drejtorit të Administratës; “…unë nuk kam asgjë kundër seleksionuesit, por Familja e Mujës nuk po donë ta kenë në Festival”, derisa dy-tri ditë më vonë u vërtetua nga vet Familja se të gjitha të thënat rreth kësaj teme janë të pavërteta, janë trillime, gënjeshtra dhe qëllimkëqija…kjo le të mbetet në ndërgjegjen e atyre që gënjeshtrën e sajuar mjeshtërisht e marrin si të vërtet, duke harruar se gënjeshtra mbetet e tillë për jetë e mot!?
Drejtorit të porsazgjedhur dhe Festivalit i uroj suksese.

dibran fylli