Diaspora shqiptare mbetët një nga shtyllat kryesore në shtetin e Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se flukset hyrëse të remitencave në Kosovë përbëjnë një nga burimet më të rëndësishme të financimit të huaj, duke dominuar kështu në diskutimet lidhur me burimet e rritjes ekonomike, zbutjes së hendekut të deficitit tregtar, uljes së nivelit të varfërisë në vend apo tërheqjes së investimeve të huaja.
Nisur nga raportet e fundit, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) konsideron se viti 2021 ishte i suksesshëm për vendin, falë kontributit të bashkatdhetarëve, politikave qeverisëse dhe rolit të saj (BQK).
Gvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, theksoi se rritja ekonomike e këtij viti pritet të jetë 9.9 për qind, krahas rritjes edhe të eksporteve.