“Diaspora flet”, kështu do të quhet podcasti më i ri i udhëhequr nga, aktori i njohuri humorit, Kreshnik Ibrahimi.
Aktori i njohur me nofkën “Tigri”, do të filloj me podcastin që nga java e ardhshme.
Ai bën me dije se do të ketë rrëfime të ndryshme, kryesisht të mërgimtarëve të cilët do të nxjerrin në publik, rrëfime të padëgjuara më parë.
“Emocione, lot, krenari, e gjithçka tjetër në podcastin, diaspora flet”, shkruan ndër të tjera ai.
Ibrahimi, i cili tash e disa vite jeton dhe vepron në Gjermani, për disa sezone me radhë ka qenë autor dhe producent i emisionit “Ich bin albaner”, që është transmetuar në televizione të ndryshme në Kosovë.