Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai është ftuar të marrë pjesë në takimin tradicional të Lutjeve të Mëngjesit ku marrin pjesë qindra liderë, deputetë e diplomatë nga gjitha vendet e botës, si dhe kongresmenë, senatorë e zyrtarë të lartë të shtetit amerikan.
Udhëtimi i Haradinajt lidhet direkt me dialogun Kosovë-Serbi.
Ish-kryeministri i Kosovës pritet të ketë takime të nivelit të lartë. Nga AAK-ja bëhet e ditur se gjatë kësaj vizite, Haradinaj pritet të zhvillojë edhe takime të tjera në Departmentin Amerikan të Shtetit si dhe me kongresmenë e senatorë amerikanë.
Haradinaj disa herë në paraqitjet e tij publike ka mbështetur planin franko gjerman. të cilin ai e ka quajtur si plan të SHBA-së dhe NATO-s. Sipas tij, në këtë dokument parashihet edhe njohja e Kosovës nga Serbia.