Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Gjakovë, nën dyshimin se ka dhunuar një vajzë.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të dielën në orën 18:00, e viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe do të dërgohet për ekzaminim në mjekësinë ligjore .
Rasti është iniciuar si “dhunim”.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe në konsultim me prokurorin do të dërgohet për ekzaminim mjekësor në mjekësi ligjore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë.